• About
  • Contact
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
SUBSCRIBE
Atom News
No Result
View All Result
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Zbulime të reja në Butrint: ndërtesa të panjohura, cisterna, varre dhe një kishë e lashtë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Zbulime të reja në Butrint: ndërtesa të panjohura, cisterna, varre dhe një kishë e lashtë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
No Result
View All Result
Atom News
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akuzat e reja ndaj ish-zv. kryeministres rikthejnë debatin për një kërkesë të dytë në Parlament

September 12, 2026
in Aktualitet, Kryesoret, Lajmi i Fundit
0
0
SHARES
0
shikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Kështu që ajo ka një çështje me drejtësinë. Aty as unë dhe askush nuk e mbron. Aty ajo mbron veten e vet, për aq sa i takon të mbrojë veten e vet.” Ky ishte komenti i Kryeministrit Edi Rama për ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku, në podcastin “Flasim”. Një deklaratë që vjen në një moment kur pozita e Ballukut përballë drejtësisë ka ndryshuar ndjeshëm nga marsi, kur mazhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e saj me 82 vota. Hetimi ndërkohë është zgjeruar.
Pasi njoftoi se kishte identifikuar një vilë në Palasë, që dyshohet se ishte në pronësi faktike të Ballukut, por ishte regjistruar në emra të tjerë, pak ditë më parë SPAK bëri të ditur se kishte identifikuar edhe një tjetër pasuri të pajustifikuar, të dyshuar si produkt i korrupsionit.Akuzat ndaj saj janë shtuar, ndërsa Balluku tashmë nuk mban më funksion qeveritar dhe vijon të hetohet në gjendje të lirë. Por një pyetje ka mbetur e hapur që prej muajit korrik. Teksa raportonte në Kuvend, kreu i SPAK, Klodian Braho, u pyet drejtpërdrejt nëse Prokuroria e Posaçme mund të kërkonte sërish arrestimin e Ballukut pas refuzimit të parë të Parlamentit.
“Nuk mund të them detaje konkrete. Është një çështje konkrete, por në një moment të mëvonshëm prokuroria do të ketë vendimmarrjen përkatëse. SPAK e ka pasqyruar në diskutimin me dyer të mbyllura se çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit.”
Deri tani, SPAK nuk është rikthyer në Kuvend me një kërkesë të dytë. Por nga kërkesa e parë, rrethanat kanë ndryshuar. Hetimi është zgjeruar, akuzat janë shtuar dhe Balluku nuk është më pjesë e qeverisë. Ka ndryshuar edhe gjuha politike e Kryeministrit.
Në mars, mazhoranca e drejtuar prej tij rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Gjashtë muaj më vonë, Rama thotë se përballë drejtësisë askush nuk e mbron dhe se Balluku duhet të mbrojë vetë veten.
Balluku ruan mandatin e deputetes dhe për arrestimin apo heqjen e lirisë së saj nevojitet autorizimi i Kuvendit.Pikërisht këtu rikthehet pyetja: A ka ndryshuar mjaftueshëm dosja që SPAK të kërkojë një masë të re sigurimi dhe të rikthehet në Parlament?
Një masë sigurimi nuk nënkupton domosdoshmërish arrestim dhe nuk përbën dënim. Ajo përcaktohet nga gjykata mbi bazën e kushteve dhe nevojave konkrete të hetimit. Edhe opozita kërkon që SPAK të rikthehet në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, argumenton se zgjerimi i hetimit dhe rëndimi i pozitës procedurale të Ballukut duhet të shoqërohen me rivlerësimin e masës së sigurimit. Por largimi i Ballukut nga qeveria hap edhe një tjetër pyetje. A ka përfunduar me detyrën edhe ndikimi i saj në strukturat që drejtoi për vite me radhë?
Në disa prej institucioneve dhe sektorëve që ishin nën përgjegjësinë e saj vijojnë të punojnë drejtues dhe zyrtarë që kanë marrë përgjegjësi gjatë drejtimit të Ballukut. Kjo, në vetvete, nuk provon asnjë ndikim të paligjshëm. Por ndërsa hetimi vazhdon dhe përfshin vendimmarrje të marra pikërisht në këto struktura, bëhet relevante të kuptohet nëse ish-ministrja vijon të ketë komunikim apo ndikim informal mbi njerëzit dhe institucionet që dikur drejtonte. Balluku nuk është më ministre. Por sa nga pushteti që ndërtoi gjatë viteve ka ikur bashkë me postin? Deri tani, SPAK nuk ka paraqitur një kërkesë të re në Kuvend.
Në korrik, kreu i Prokurorisë së Posaçme foli për një vendimmarrje që do të vinte në një “moment të mëvonshëm”. Sot, dosja është zgjeruar. Balluku nuk është më në qeveri.
Dhe Kryeministri thotë se përballë drejtësisë ajo mbron vetë veten. Prandaj pyetja nuk është më vetëm se çfarë ka në dosjen Balluku. Pyetja është se çfarë do të bëjë SPAK me të. Dhe nëse “momenti i mëvonshëm” i paralajmëruar në korrik ka mbërritur./Top Channel

Next Post

Pas kishës së kthyer në “shtëpi bari”, shqiptarët mbollën kanabis me vlerë 1.3 mln paund në qendrën tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të sugjeruara

Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

2 months ago

Përplasje para Parlamentit! Protestuesit shkulin gardhin metalik, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

4 months ago

Lajmet trend

  • Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi javor i Paolo Fox – 26 tetor deri më 1 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandal 100 milionë euro në Greqi! Biznesmeni i njohur tentoi të arratisej drejt Shqipërisë, arrestohet pranë kufirit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrau 25-vjeçarin shqiptar me 20 goditje thike, Flamur Topalli rikthehet në burg për kanabis

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na ndiqni

Category

  • Aktualitet
  • Botë-Rajon
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Horoskopi Mujor
  • Kryesoret
  • Kulturë
  • Lajmi i Fundit
  • Opinion
  • Politikë
  • Showbiz
  • Sport
  • Uncategorized

Rreth Atom News

Atom News është një portal modern informativ që sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria dhe bota. Misioni ynë është të informojmë lexuesit me shpejtësi, saktësi dhe besueshmëri në fusha si politikë, ekonomi, teknologji, sport, showbiz dhe aktualitet.


Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të thjeshtë dhe moderne për çdo lexues, duke sjellë përmbajtje të përditësuar në kohë reale dhe informacione që kanë rëndësi.

  • About
  • Contact

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • Kryesoret
  • Aktualitet
  • Showbiz
  • Sport
  • Kulturë

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.