Një urim i veçantë dhe plot emocion ka ardhur nga Dukagjin Lipa për vajzën e tij, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukagjini ka ndarë disa fotografi që sjellin momente të ndryshme nga jeta e Duas, që nga ditët kur ajo ishte ende bebe, periudha e fëmijërisë dhe deri te ditët e sotme, kur ajo është shndërruar në një prej artisteve më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.








Krahas fotove, ai ka shkruar një mesazh të ndjerë, ku shpreh dashurinë dhe krenarinë e tij për të bijën, duke i uruar që të jetë gjithmonë e mbrojtur dhe e lumtur.
“Gëzuar ditëlindjen, Dua ❤️ Të dua shumë dhe jam pafundësisht krenar për ty. Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty dhe të të mbrojë nga çdo e keqe.
Uroj që dashuria që u jep të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban gjithmonë të sigurt dhe të lumtur.
Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! ❤️”, shkruan Dukagjin Lipa.
Fotografitë e zgjedhura nga babai i saj krijojnë një udhëtim emocional nëpër vite, duke treguar Duan nga fëmijëria deri në kulmin e karrierës së saj, ndërsa urimi i tij ka marrë vëmendje për tonin e ngrohtë dhe fjalët e ndjera dedikuar vajzës.


















