Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet me sukseset e deritanishme. Artisti ka lënë të kuptohet se po përgatit diçka të veçantë, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave.
“Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju”, është shprehur Gjesti, pa dhënë detaje të tjera mbi atë që po përgatit.
Deklarata e tij ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tashmë po përpiqen të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj surprize. Një projekt i ri muzikor, një bashkëpunim i papritur apo diçka krejtësisht tjetër? Për momentin, Gjesti ka zgjedhur ta mbajë sekret.

















