Rekord në administratën shqiptare! Drejtori i Kadastrës në Elbasan dorëhiqet pas vetëm 3 orësh në detyrë
As kafen e parë nuk arriti ta mbaronte! Everest Kazheli, i emëruar drejtor i Kadastrës në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm 3 orë pasi mori detyrën.
Një rekord më vete në administratën shqiptare, ku zakonisht luftohet për të marrë një karrige, ndërsa këtë herë ajo u la bosh pa u ngrohur mirë.
Arsyet e dorëheqjes së rrufeshme mbeten ende të panjohura.
Ndërkohë, në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj.
Kush është Everest Kazheli
Everest Kazheli është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, duke zëvendësuar Ester Isain, e cila mbante këtë detyrë e komanduar që prej fillimit të vitit 2026.
Me origjinë nga Vlora, Kazheli drejtonte deri pak ditë më parë Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Më herët, ai ka qenë në krye edhe të strukturës së ASHK-së në Lushnjë, duke fituar përvojë në administrimin e shërbimeve dhe procedurave kadastrale.
Të dhënat e performancës së ASHK-së në Elbasan tregojnë se gjatë vitit 2025 janë ofruar 90,210 shërbime kadastrale, nga 73,353 që u regjistruan një vit më parë. Rritje është shënuar edhe në procesin e legalizimeve. Gjatë vitit të kaluar u miratuan 1,864 vendime për legalizimin e objekteve pa leje, kundrejt 757 vendimeve në vitin 2024


















