Një sulm i rëndë është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, ku dyshohet se kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.
Mes viktimave dhe të plagosurve raportohet se ka shtetas sauditë dhe të huaj, të cilët janë gjendur në aeroport në momentin e sulmit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reagime ndërkombëtare, ndërsa janë shtuar thirrjet për mbrojtjen e civilëve dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
Sulmi është raportuar më 10 tetor, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes dhe bilanci i viktimave mbeten në pritje të konfirmimit zyrtar.


















