Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për mbylljen e kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit me Shqipëria, që lidhet me sipërmarrjen dhe politikën industriale.
Vendimi u bë i ditur nga ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, në emër të presidencës së radhës të BE-së.
Mbyllja e kapitullit pritet të formalizohet më 13 tetor, gjatë konferencave ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimit Evropian.


















