Flakët kanë “pushtuar” malin e Tërbunit, duke ndezur alarmin në Pukë. Një vatër zjarri ka përfshirë zonën malore, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për sipërfaqen e djegur apo shkaqet e zjarrit. Situata mbetet në monitorim, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi përmasat e flakëve dhe ndërhyrjen për vënien e tyre nën kontroll.


















