Erling Haaland duket se ka bërë një nga ndryshimet që nuk i ka pëlqyer aspak Zlatan Ibrahimović.
Sulmuesi norvegjez vendosi të shkurtojë flokët e tij të gjatë, të cilët prej kohësh janë kthyer në një nga tiparet e tij më karakteristike. Zlatan, në mënyrë shaka, i kishte thënë më herët Haalandit që të mos i priste kurrë flokët, pasi sipas tij, gjithë fuqia e sulmuesit fshihej pikërisht aty.
Kur Haaland më në fund vendosi të ndryshojë stilin, ai telefonoi vetë Zlatanin për t’i dhënë lajmin.
Reagimi i suedezit ishte tipik për të: pa shumë mëshirë.
“Blloko numrin tim dhe fshije nga telefoni”, raportohet t’i ketë thënë Zlatan me humor.
Një histori që ka shkaktuar shumë të qeshura te tifozët, ndërsa Haaland duket se këtë herë zgjodhi modelin e ri të flokëve mbi “miqësinë” me Zlatanin.


















