Një skandal i pazakontë ka shpërthyer në Fixhi, ku gati 40 kilogramë kokainë të sekuestruar janë vjedhur nga Gjykata e Lartë në Suva dhe dyshohet se janë zëvendësuar me miell.
Droga mbahej si provë në çështjen e Joshua Aziz Rahman, shtetas fixhiano-kanadez, i dënuar në vitin 2021 dhe që kishte apeluar dënimin.
Vjedhja u zbulua pasi shtatë nga 39 blloqet rezultuan të zhdukura. Analizat e 32 blloqeve të mbetura treguan se edhe ato ishin manipuluar dhe nuk përmbanin më drogë.
Policia po heton personat përgjegjës për administrimin e provave, ndërsa një person me interes për hetimin ndodhet jashtë vendit.


















