Ivanka Trump ka zgjedhur Kosta Rikën për të kaluar disa ditë pushimi, duke i kushtuar një pjesë të kohës edhe aventurave në det. Vajza 44-vjeçare e presidentit amerikan është fotografuar teksa provonte aftësitë e saj në sërf.
E veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë të bardhë noti, Ivanka u përpoq të qëndronte mbi dërrasë ndërsa përballej me dallgët. Pamjet e publikuara tregojnë se ruajtja e ekuilibrit nuk ishte gjithmonë e lehtë, teksa ajo mbante krahët hapur për të mos rënë.
Në një prej përpjekjeve, Ivanka humbi ekuilibrin dhe përfundoi në ujë. Episodi, megjithatë, nuk ia prishi aspak humorin. Ajo u pa e buzëqeshur pas rrëzimit dhe vazhdoi të shijonte eksperiencën dhe ditën në brigjet e Kosta Rikës.


















