Përplasjet e dhunshme gjatë protestave në Tiranë kanë shkaktuar reagime në Parlamentin Europian.
Eurodeputeti italian Sandro Gozi, përfaqësues i Renew Europe, ka dënuar ashpër pamjet e dhunës ndaj protestuesve, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur.
Gozi ka përmendur rastin e 19-vjeçarit të plagosur, ndërsa ka paralajmëruar se mënyra si qeveria shqiptare po përballet me protestat mund të rrezikojë perspektivën europiane të vendit.
Sipas tij, respektimi i lirive themelore dhe shtetit të së drejtës është kusht i panegociueshëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian.


















