Java e tretë e gushtit sjell ndryshime, takime të reja, mundësi në dashuri dhe zhvillime në karrierë. Ja çfarë parashikon astrologu italian Paolo Fox për 12 shenjat e zodiakut nga 17 deri më 23 gusht 2026.
Dashi ♈
Dashuria: Java kërkon qetësi në marrëdhënie. Tensionet e mbetura nga muajt e kaluar mund të rikthehen, ndaj shmang debatet dhe reagimet impulsive. Beqarët duhet t’i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe të mos kërkojnë me çdo kusht konfirmime.
Puna: Situata është në lëvizje dhe një përgjigje e rëndësishme mund të vijë në fund të javës. Vonesat nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht dështim. Përqendrohu te çështjet konkrete dhe mos harxho energji në konflikte.
Mirëqenia: Stresi dhe lodhja mund të ndihen më shumë. Jepi vetes kohë për pushim dhe mos lejo që problemet profesionale apo familjare të ndikojnë te njerëzit e afërt.
Demi ♉
Dashuria: Një javë relativisht e qetë. Problemet financiare apo profesionale nuk duhet të ndikojnë në çift. Beqarët nuk duhet të nxitojnë, pasi mundësitë më interesante mund të shfaqen më vonë.
Puna: Durimi është i nevojshëm. Një kontratë, konfirmim apo përgjigje mund të vonohet, por fundi i gushtit duket shumë më pozitiv. Kujdes edhe me shpenzimet e papritura.
Mirëqenia: Shqetësimet për punën dhe paratë mund të të lodhin. Mos u përpiq t’i zgjidhësh të gjitha menjëherë dhe lër hapësirë për pushim.
Binjakët ♊
Dashuria: Një javë shumë e gjallë dhe interesante. Venusi favorizon dashurinë dhe njohjet e reja. Beqarët mund të takojnë dikë gjatë një udhëtimi, përmes një ftese ose në një ambient të ri. Çiftet mund të rikthejnë pasionin dhe bashkëpunimin.
Puna: Ndryshimet janë në favorin tënd. Një ide e re apo një mundësi e pazakontë mund të shndërrohet në një projekt të rëndësishëm në muajt e ardhshëm.
Mirëqenia: Ke nevojë për lëvizje, shoqëri dhe eksperienca të reja. Mos u izolo dhe mos refuzo ftesat e papritura. Rutina mund të të lodhë.
Gaforrja ♋
Dashuria: Është koha për të lënë pas plagët e së kaluarës. Në çift shmang debatet për gjëra të vogla, ndërsa beqarët duhet t’u japin një shans njohjeve të reja.
Puna: Një fazë e re po hapet. Ndryshimet në rol, ambient apo përgjegjësi mund të duken të vështira, por janë edhe mundësi për rritje profesionale. Mos u nxito.
Mirëqenia: Je më i ndjeshëm se zakonisht. Mos u jep shumë rëndësi fjalëve apo situatave të vogla. Një dalje ose ndryshim ambienti mund të të bëjë mirë.
Luani ♌
Dashuria: Një javë veçanërisht interesante. Venusi sjell më shumë pasion dhe mundësi për njohje të reja. Çiftet mund të flasin për martesë, bashkëjetesë, shtëpi apo fëmijë. Edhe një dashuri e re pas një ndarjeje nuk përjashtohet.
Puna: Ka shumë angazhime dhe përgjegjësi, por java mund të jetë produktive nëse organizohesh mirë. Mos u përpiq të bësh gjithçka njëherësh.
Mirëqenia: Trupi mund të japë sinjale lodhjeje pas një periudhe me ritëm të lartë. Mos i injoro dhe kujdesu më shumë për pushimin.
Virgjëresha ♍
Dashuria: Një javë e bukur për ndjenjat. Beqarët mund të kenë një njohje interesante, ndërsa çiftet mund të bëjnë plane serioze për të ardhmen, përfshirë martesën, bashkëjetesën apo familjen.
Puna: Nga 23 gushti priten zhvillime më interesante. Fundi i muajit dhe fillimi i shtatorit mund të sjellin një kontratë, detyrë të re ose përmirësim financiar.
Mirëqenia: Mos prit të zgjidhësh të gjitha problemet e punës përpara se të pushosh. Familja, shoqëria dhe momentet e qeta do të të ndihmojnë të rikuperosh energjitë.
Peshorja ♎
Dashuria: Peshorja është ndër shenjat më të favorizuara. Venusi rrit sharmin dhe mundësitë për njohje të reja. Çiftet mund të bëjnë plane të rëndësishme për të ardhmen.
Puna: Takimet, kontaktet dhe bashkëpunimet mund të sjellin rezultate. Të favorizuar janë veçanërisht ata që punojnë me klientë, publikun dhe në turizëm.
Mirëqenia: Rrethoju njerëzve pozitivë dhe shmang ata që sjellin tensione. Kujdesi ndaj vetes dhe një ndryshim i vogël në rutinë mund të ndikojnë pozitivisht në humor.
Akrepi ♏
Dashuria: Një njohje e re mund të nisë pa shumë qartësi, por të marrë rëndësi në javët në vijim. Mos kërko përgjigje të menjëhershme. Në çift, mos lejo që problemet e punës të dominojnë marrëdhënien.
Puna: Projekte të pezulluara, pagesa të vonuara apo vonesa mund të vazhdojnë për pak kohë. Fundi i gushtit sjell më shumë qartësi. Mos u dorëzo tani.
Mirëqenia: Ke kaluar një periudhë të lodhshme dhe duhet të mendosh më shumë për veten. Shoqëria e njerëzve që të qetësojnë do të jetë shumë e rëndësishme.
Shigjetari ♐
Dashuria: Një javë shumë e favorshme për dashurinë dhe njohjet. Një udhëtim, dalje apo person nga një ambient krejt tjetër mund të sjellë emocione të reja. Çiftet mund të rikthejnë entuziazmin.
Puna: Ide të reja dhe projekte ambicioze janë në fokus. Nëse mendon për një ndryshim profesional, kjo është një periudhë e mirë për të hedhur hapat e parë. Një njohje e rastësishme mund të bëhet kontakt i rëndësishëm.
Mirëqenia: Ke nevojë të largohesh nga rutina. Një udhëtim, shëtitje apo aktivitet i ri mund të të rikthejë energjinë. Fundjava është veçanërisht e favorshme.
Bricjapi ♑
Dashuria: Puna dhe përgjegjësitë po të marrin shumë vëmendje dhe kjo mund të krijojë distancë në çift. Mos u përpiq t’i zgjidhësh të gjitha problemet menjëherë. Beqarët mund të kenë një njohje që merr më shumë kuptim në shtator.
Puna: Ky është sektori kryesor i javës. Përgjegjësi, afate dhe angazhime kërkojnë shumë energji. Organizoje mirë kohën dhe mos merr përsipër më shumë seç mund të përballosh.
Mirëqenia: Kujdes me lodhjen e akumuluar. Mos e konsidero pushimin si diçka që mund ta shtysh. Tensionet e punës duhet të mbeten jashtë jetës private.
Ujori ♒
Dashuria: Një periudhë e mirë për marrëdhëniet dhe shoqërinë. Një miqësi mund të shndërrohet gradualisht në diçka më shumë. Në çift, kujdes me debatet për paratë dhe shpenzimet.
Puna: Situata profesionale mbetet delikate. Një kontratë, marrëveshje ose pagesë mund të jetë ende e bllokuar. Mos merr vendime drastike pa shqyrtuar të gjitha alternativat.
Mirëqenia: Trupi kërkon një ritëm më të ngadaltë. Fli më shumë dhe mos e çoje punën në orët e pushimit. Shoqëria e miqve do të ndikojë pozitivisht në humor.
Peshqit ♓
Dashuria: Pas një periudhe të vështirë, mund të fillosh të rikthesh besimin. Një telefonatë, ftesë apo takim mund të ndryshojë atmosferën. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja.
Puna: Kjo javë kërkon veprim dhe përgatitje. Nëse ke një projekt, kërkesë apo ide që dëshiron ta zhvillosh në vjeshtë, tani është koha për të hedhur hapat e parë. Kreativiteti është pika jote e fortë.
Mirëqenia: E kaluara mund të të ketë lënë më të ndjeshëm emocionalisht. Mos i mbaj brenda vetes mendimet dhe shqetësimet. Kjo javë të ndihmon të kuptosh më qartë se çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron të marrësh me vete në të ardhmen.


















