Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vdekjen e një shqiptari 34-vjeçar, i cili u gjet i pajetë në parkingun e një klubi nate në Verucchio të Italisë, pranë kufirit me San Marinon.
Sipas gazetës italiane Il Resto del Carlino, kamerat e sigurisë dyshohet se kanë regjistruar momentin kur shqiptari zbret nga automjeti dhe rrëzohet në asfalt, ku mbetet i palëvizur për më shumë se një orë.
Autopsia është kryer më 16 tetor, ndërsa rezultatet pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një problemi të papritur shëndetësor, rrëzimi aksidental apo agresioni.
Shqiptari kishte mbërritur së fundmi në Itali dhe kërkonte punë si murator. Identiteti i tij nuk është publikuar. Me gjej emrin e viktimes


















