Vetëm pak kohë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe zgjodhi të vijojë mandatin si deputete e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur sot në protestën e zhvilluar në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku publikoi një foto nga protesta, të shoqëruar me mesazhin: “N’tribunën ma t’bukur t’demokracisë 🇦🇱”.
Prania e saj në protestë po komentohet gjerësisht, pasi vjen në një moment kur deputetja ka marrë distancë nga Partia Socialiste, duke u pozicionuar si deputete e pavarur në Kuvend.
Dalja e Koçekut në protestë përbën një zhvillim politik me peshë, pasi është një nga figurat që deri vonë ishte pjesë e mazhorancës qeverisëse, ndërsa tashmë duket se po ndërton një profil të ri politik jashtë rreshtimit tradicional partiak.


















