Policia britanike duket se ka disa pyetje për Klodjan Doçin, 31-vjeçarin që kërkon ta kontaktojë në kuadër të hetimeve për shitje droge dhe vjedhje me thyerje.
Por ajo që bie në sy është mënyra diplomatike me të cilën autoritetet britanike i drejtohen publikut: “Duam të flasim me Klodjan Doçin.”
Një ftesë për bisedë që, megjithatë, nuk ka lidhje me një takim miqësor për kafe, por me hetime për vepra të rënda penale.
Sipas policisë, 31-vjeçari ka lidhje me Basildonin, Londrën dhe West Midlands, ndërsa qytetarëve u kërkohet të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në kontaktimin e tij.
Madje, për ata që nuk dëshirojnë të përfshihen drejtpërdrejt në këtë “bisedë”, autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe mundësinë e raportimit anonim.
Mbetet për t’u parë nëse Doçi do t’i përgjigjet ftesës së policisë britanike, e cila deri tani nuk ka bërë publike akuza konkrete ndaj tij.


















