Një qytetar ka denoncuar sjelljen e një korrieri të Wolt, duke pretenduar se ai ka kryer nevojat personale në ambientet e përbashkëta të një pallati.
Sipas denoncuesit, rasti nuk është i izoluar dhe e njëjta sjellje dyshohet se është përsëritur edhe më parë.
Qytetari kërkon që kompania të verifikojë rastin dhe të marrë masa, ndërsa deri në këtë moment nuk kemi një reagim të Wolt apo versionin e korrierit për pretendimet e ngritura.


















