Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet e momentit kur dy emigrantë shqiptarë u zbuluan të fshehur në bagazhin e një automjeti, teksa përpiqeshin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas autoriteteve, udhëtimi i tyre ishte organizuar nga trafikanti Sukhdev Jassi, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e gjysmë burg për përfshirjen në rrjetin e kontrabandës së emigrantëve.


















