• About
  • Contact
Monday, October 26, 2026
  • Login
SUBSCRIBE
Atom News
No Result
View All Result
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
No Result
View All Result
Atom News
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në çantën Gucci, dënohen dy të rinjtë me emra shqiptarë në Angli!

October 21, 2026
in Aktualitet, Kryesoret, Lajmi i Fundit
0
0
SHARES
10
shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të rinj me emra shqiptarë, Mikele Bilali, 26 vjeç, dhe Ervin Hasa, 25 vjeç, janë dënuar me gjithsej 4 vite e 10 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në shpërndarjen e kokainës. Gjatë hetimeve, policia britanike sekuestroi 241 doza kokainë, me vlerë rreth 9,500 paund, si dhe mbi 11,900 paund para të gatshme, një pjesë e të cilave ishin fshehur në një çantë luksoze Gucci, brenda një mobilieje televizori.

Gjykata e Stoke-on-Trent dha vendimin më 2 tetor 2026, duke dënuar Mikele Bilalin me 1 vit e 10 muaj burg, ndërsa Ervin Hasën me 3 vite burg. Të dy pranuan fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Hetimi nisi pas ndalimit të një automjeti Mercedes të zi, që drejtohej nga 26-vjeçari Bilali. Efektivët e policisë kishin konstatuar mënyrën e dyshimtë të drejtimit të automjetit dhe vendosën ta ndalonin për kontroll.

Në atë moment, pranë automjetit ishte afruar edhe Ervin Hasa, i cili kishte komunikuar me Bilalin. Pas verifikimeve dhe kontrolleve, policia arrestoi të dy të rinjtë.

Gjatë kontrollit të automjetit, hetuesit gjetën telefona celularë të lidhur me Bilalin, në të cilët u zbuluan komunikime që kishin të bënin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në makinë u gjetën gjithashtu çelësat e një banese ku qëndronte Ervin Hasa.

Kontrolli personal i Hasës zbuloi 19 doza kokainë të paketuara, ndërsa gjatë kontrollit të Bilalit në ambientet e paraburgimit u gjetën edhe 11 doza të tjera, të fshehura në pantallonat e tij.

Zbulimi më i madh u bë gjatë kontrollit të banesës së lidhur me Hasën. Brenda një mobilieje televizori, efektivët gjetën një çantë të markës Gucci, ku ishin fshehur rreth 10,700 paund para të gatshme.

Në të njëjtën banesë u zbuluan edhe 1,000 paund të tjera, të fshehura brenda një kutie loje, si dhe mbi 210 doza kokainë të përgatitura për shpërndarje.

Në përfundim të kontrolleve, autoritetet britanike sekuestruan gjithsej 241 doza kokainë, me vlerë të përllogaritur rreth 9,500 paund në tregun e paligjshëm, si dhe mbi 11,900 paund para të gatshme.

Gjatë marrjes në pyetje, dy të arrestuarit nuk dhanë deklarime për hetuesit. Megjithatë, gjatë procedurave gjyqësore, ata pranuan përgjegjësinë penale për veprat që u atribuoheshin.

Mikele Bilali, i cili rezultonte pa adresë fikse banimi, pranoi akuzën e posedimit të kokainës me qëllim shpërndarjen, si dhe drejtimin e automjetit pa lejen përkatëse dhe pa siguracion. Ai u dënua me 22 muaj burg.

Ndërkohë, Ervin Hasa, banues në zonën Boothen të Stoke-on-Trent, pranoi akuzat për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe mbajtje të pasurisë me origjinë kriminale. Gjykata e dënoi me 36 muaj burg.

Vendimi gjyqësor i dha fund procesit penal ndaj dy të rinjve, ndërsa hetimi nxori në dritë mënyrën e fshehjes së lëndës narkotike dhe shumave të konsiderueshme të parave në banesë.

Policia e Staffordshire publikoi më 16 tetor 2026 detajet e operacionit dhe dënimet e dhëna nga gjykata.

Tags: Britani e Madheshqiptarëtrafik droge
Next Post

Policia britanike kërkon të flasë me Klodjan Doçin, lidhur me trafikun e drogës dhe vjedhjet me dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të sugjeruara

Shqiptari mes të akuzuarve për “malin” me drogë në Angli/ Sekuestrohen 2 ton kanabis me vlerë 24 milionë paund

1 month ago

Vrasja e shqiptarit, gruaja kërkoi në ChatGPT si ta helmonte dhe më pas fjalimin për funeralin

3 weeks ago

Lajmet trend

  • Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shqiptarët rrahën brutalisht një person jashtë lokalit, 3 vite e gjysmë burg për 22-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KU JANË NJERËZIT?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi javor i Paolo Fox – 26 tetor deri më 1 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na ndiqni

Category

  • Aktualitet
  • Botë-Rajon
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Horoskopi Mujor
  • Kryesoret
  • Kulturë
  • Lajmi i Fundit
  • Opinion
  • Politikë
  • Showbiz
  • Sport
  • Uncategorized

Rreth Atom News

Atom News është një portal modern informativ që sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria dhe bota. Misioni ynë është të informojmë lexuesit me shpejtësi, saktësi dhe besueshmëri në fusha si politikë, ekonomi, teknologji, sport, showbiz dhe aktualitet.


Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të thjeshtë dhe moderne për çdo lexues, duke sjellë përmbajtje të përditësuar në kohë reale dhe informacione që kanë rëndësi.

  • About
  • Contact

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • Kryesoret
  • Aktualitet
  • Showbiz
  • Sport
  • Kulturë

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.