Më shumë se 800 zjarre pyjore vijojnë të jenë aktive në Kanada, ndërsa tymi i dendur është përhapur drejt disa shteteve të SHBA-së.
Sipas autoriteteve kanadeze, aktualisht janë regjistruar 857 zjarre, shumica e të cilave jashtë kontrollit. Në Miçigan dhe Minesota, cilësia e ajrit është klasifikuar si e rrezikshme, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Tymi ka ngritur shqetësime edhe për zhvillimin e finales së Kupës së Botës, të dielën në Nju Xhersi.

















