Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka një pasion të pazakontë që po tërheq vëmendjen në mbarë botën. Në kohën e lirë, ai merr pjesë në garat e Formula 1 dhe evente të tjera të motorsportit jo si politikan, por si fotograf i akredituar.

I pajisur me aparatin fotografik dhe lejet zyrtare të medias, Pavel fotografon makinat dhe momentet më spektakolare të garave thjesht nga pasioni i tij për fotografinë. Ai e ka ndjekur këtë hobi prej vitesh, duke realizuar fotografi edhe në gara të MotoGP dhe Rally Dakar.

Historia e presidentit çek është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se edhe një nga figurat më të larta shtetërore mund të ruajë dhe ndjekë pasionin e tij përtej detyrës zyrtare.



















