Agjencia amerikane Associated Press (AP) i ka kushtuar një analizë të gjerë protestave që kanë përfshirë disa vende europiane, duke renditur Shqipërinë mes shteteve ku pakënaqësia sociale është shndërruar në përplasje të dhunshme.
AP thekson se protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar pas bashkimit të nxënësve dhe studentëve me lëvizjen antigovernitare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas agjencisë, korrupsioni, problemet në arsim dhe kundërshtimi i projektit turistik të lidhur me Jared Kushner janë ndër arsyet kryesore të protestave. Shqipëria përmendet krahas Francës dhe Italisë si një prej vendeve të përfshira nga trazirat.


















