Zbulohet e shkuara e të arratisurit nga burgu. Gentian Çipi, 41-vjeçari që u arratis mbrëmjen e djeshme gjatë transferimit drejt një spitali në Greqi, rezulton të jetë person në kërkim edhe në Shqipëri.
Çipi është dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për “shkatërrim prone me zjarr”, dënim të cilin ende nuk e ka shlyer.
Sipas burimeve, ai ka qëndruar në paraburgim nga 25 prilli deri më 12 korrik 2023, kur masa “arrest në burg” iu zëvendësua me “ndalim të daljes jashtë shtetit” dhe “garanci pasurore”.
Në ngjarjen e vitit 2023 në Shqipëri, si bashkëpunëtor i tij rezulton Romeo Basholli. Ndërkohë, emrat e Enea Bashollit dhe Kleo Topës dalin në lidhje me tentativën e vrasjes të ndodhur në Selanik në vitin 2024, si dhe me çështje të mëvonshme që lidhen me drogë dhe armë në vitin 2025.

















