Ergys Agasi është arrestuar pasditen e sotme nga forcat operacionale në zonën e Plepave në Durrës, pasi SPAK e kishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Ndaj Agasit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Hetimi i SPAK lidhet me dyshime për grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe manipulim të procedurave të prokurimit publik, si dhe presion ndaj bizneseve për të tërhequr ankesat nga tenderët.
Arrestimi është kryer në bashkëpunim mes forcave operacionale dhe SPAK. Detaje të tjera mbi akuzat dhe rolin që dyshohet se ka pasur Agasi në këtë dosje pritet të bëhen publike në vijim.
Agasi gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


















