Një mënyrë e pazakontë për të futur drogë në një burg rus është zbuluar nga autoritetet në rajonin e Nizhny Novgorodit, ku një mace ishte përdorur për transportimin e lëndëve narkotike.
Ngjarja u regjistrua më 21 korrik në Koloninë Korrektuese Nr. 17. Sipas autoriteteve penitenciare ruse, punonjësit e burgut pikasën kafshën dhe gjatë kontrollit zbuluan se në trupin e saj ishin vendosur dy qafore të improvizuara prej cope.
Brenda tyre ishin fshehur pako me substanca të dyshuara narkotike, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Kontrollet e mëtejshme konfirmuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike.
Pas sekuestrimit të drogës, macja iu nënshtrua një kontrolli për gjendjen e saj shëndetësore dhe më pas u la e lirë.
Rasti ka tërhequr vëmendje për metodën e pazakontë të përdorur për të tentuar futjen e lëndëve të ndaluara brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar personat që qëndrojnë pas tentativës dhe destinacionin e drogës.


















