Te me falin ata qe e shijojne muziken e tij, por mua nuk me gerric fare. Ndaj ato 2 eurot qe i perkasin taksave te mia, nga 4 milion qe qeveria i dhuroi ketij tipit sot, une nuk jam dakord ti dhuroj.
-E para, ky te beje koncert sa here te doje, si te gjithe kengetaret. Te paguaje vendin, skenen, te shese biletat e te fitoje para. Zoti ia shtofte zerin dhe parate.
- E dyta, u tha se ishte nje koncert privat. Por, per te shitur biletat e tij e gjithe qeveria, parlamenti dhe trupi diplomatik ka nje muaj qe jane shnderruar ne agjenci shitjeje biletash. Por, po themi se nuk ka ndonje gje te keqe ketu.
-E treta dhe me e renda, qeveria ime nxorri para nga buxheti rezerve i shtetit, qe preket per raste emergjencash e fatkeqesish.
Cila eshte fatkeqesia ne rastin konkret?
Me 4.2 milion Euro mund te kishim blere nje avion zjarrfikes, pasi vetem kete fundjave u dogjen mbi 200 hektare ullishta e pemtore ne Shqiperi, e zjarrfikesit ngelen me dege pemesh ne duar. Do isha dakord jo 4.2, por 14 milion te nxirreshin nga fondi rezerve per kete pune.
Nga Mentor Kikia


















