Familja e një 40-vjeçari shqiptar ka ngritur alarmin pas humbjes së kontakteve me të prej rreth një jave, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion të ndihmojnë në gjetjen e tij.
Bëhet fjalë për Erjon Softën (Eri), 40 vjeç, me profesion berber, i cili kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për pushime. Sipas familjarëve, kontakti i fundit me të ka qenë më 20 korrik 2026, kur ai ndodhej në Berlin, qytet nga ku kishte dërguar edhe fotografitë e fundit.
Sipas përshkrimit, Erjoni është rreth 1.90 metra i gjatë, me flokë të zeza dhe pa mjekër.
Familjarët bëjnë me dije se nuk kanë të afërm apo njohje në Gjermani dhe apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë ose të ketë informacion për vendndodhjen e tij.
Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në WhatsApp: +356 7779 2677.
Familja kërkon që ky apel të shpërndahet sa më gjerë, me shpresën se çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e Erjon Softës.

















