Chicago, SHBA – Një histori e pazakontë pas një ndarjeje ka përfunduar me 678 gjoba dhe një borxh prej 105,761 dollarësh.
Sipas padisë së Jennifer Fitzgerald, ish-i dashuri i saj, Brandon Preveau, bleu në vitin 2008 një Chevrolet Monte Carlo të vitit 1999 për vetëm 600 dollarë, por dokumentet e makinës përfunduan në emrin e saj.
Pas ndarjes në vitin 2009, Preveau e la makinën në një parking për punonjësit në aeroportin O’Hare. Automjeti qëndroi aty për rreth dy vjet e gjysmë, duke grumbulluar qindra gjoba.
Fitzgerald tha se nuk kishte çelësat dhe nuk mund ta largonte makinën. Për shkak të gjobave, asaj iu pezullua edhe patenta.
Pas një beteje ligjore, qyteti i Chicago-s pranoi në vitin 2013 ta ulte borxhin nga mbi 105 mijë dollarë në 4,470 dollarë, ndërsa ish-i dashuri ra dakord të paguante 1,600 dollarë fillimisht.
Makina u tërhoq nga aeroporti në vitin 2012.


















