• About
  • Contact
Monday, October 26, 2026
  • Login
SUBSCRIBE
Atom News
No Result
View All Result
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
No Result
View All Result
Atom News
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Në Shqipëri ushqimi merr 29% të buxhetit, në BE vetëm 10.4%

September 9, 2026
in Ekonomi, Kryesoret, Lajmi i Fundit
0
0
SHARES
3
shikime
Share on FacebookShare on Twitter

 Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian. Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të konsumit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual aktual në Shqipëri arrin në 8,656 euro për banor në vit, ose rreth 20.3 miliardë euro në shkallë vendi. Mesatarja e BE-së është 27,463 euro për frymë, çka do të thotë se të ardhurat për frymë të një shqiptari janë vetëm rreth 32% të një banori në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Diferenca më e fortë shfaqet te ushqimet, për peshën ndaj totalit, por jo për vlerën, një tregues i varfërisë në vend. Nga 8,656 euro që përbëjnë konsumin vjetor për banor në Shqipëri, 2,513 euro shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike. Në total, kjo kategori përllogaritet në rreth 5.9 miliardë euro, ose 29% të gjithë konsumit individual.
Në BE, për ushqime shpenzohen mesatarisht 2,847 euro për frymë, pra vetëm rreth 13% më shumë në vlerë absolute se në Shqipëri. Por, për shkak të të ardhurave shumë më të larta në dispozicion, që u jep më shumë mundësi të konsumojnë në kategoritë e tjera, pesha e tyre në shportën europiane është vetëm 10.4%. Ushqimet zënë në Shqipëri një pjesë 2.8 herë më të lartë se në mesataren e BE.

Pas tyre, ndër kategoritë me peshën më të madhe në Shqipëri janë shpenzimet për banesën dhe energjinë. Për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse llogariten 1,172 euro për banor, ose rreth 2.75 miliardë euro gjithsej,. Kjo kategori merr 13.5% të konsumit, më pak se niveli prej 18.8% në BE. Edhe mobilimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e banesës kanë peshë dukshëm më të lartë në Shqipëri. Për këtë grup shpenzohen 751 euro për banor, ose rreth 1.77 miliardë euro në total. Kategoria përbën 8.7% të konsumit, kundrejt vetëm 3.8% në BE. Në të kundërt, shëndetësia merr një pjesë më të vogël të konsumit shqiptar. Eurostat llogarit 662 euro për frymë, ose rreth 1.56 miliardë euro në nivel vendi, ekuivalente me 7.6% të totalit. Në Bashkimin Europian, pesha arrin në 13.4%.

Edhe transporti zë më pak peshë në strukturën shqiptare: 576 euro për banor dhe rreth 1.36 miliardë euro në total, ose 6.7%, përkundrejt 9.9% në BE. Për restorante dhe akomodim përllogariten 427 euro për frymë, ndërsa pjesa ndaj konsumit është 4.9%, krahasuar me 7.2% në Union.
Për veshje dhe këpucë, një shqiptar shpenzon 205 euro në vit (2.4% e totalit, përkundrejt 881 euro mesatarja e BE-së (3.2% e totalit).

Një nivel i lartë shpenzimesh raportohet për zërin “Rekreacion, sport dhe kulturë”, ku përfshihen dhe paketat turistike. Në Shqipëri përllogariten 1,162 euro për frymë, me një vlerë totale prej rreth 2.73 miliardë eurosh, nga 1900 euro për frymë mesatarja e BE-së. Pesha arrin në 13.4%, pothuajse dyfishi i mesatares europiane prej 6.9% me një banor të Ber-së që shpenzon mesatarisht 2730 euro në vit për transport. Ky zë në pamje të parë duket shumë i lartë, por më shumë sesa shpenzime të larta për argëtim. Arsyeja kryesore është mënyra si ndërtohen llogaritë kombëtare. INSTAT, i cili është burimi i parë i të dhënave për Shjqipërinë, shpjegon se konsumi final i familjeve nuk merret vetëm nga Anketa e Buxhetit, por rindërtohet nga një numër burimesh administrative dhe ekonomike.

Pikërisht për grupin “Rekreacion dhe kulturë”, INSTAT thotë se paketat turistike vlerësohen duke ekstrapoluar të dhënat sipas prodhimit të sektorit të akomodimit dhe ushqimit, ndërsa pajisjet audiovizive, pajisjet e mëdha për rekreacion, artikujt rekreativë, kopshtaria, kafshët shtëpiake, librat e kancelaria vlerësohen edhe nga prodhimi i tregtisë. Pajisjet audio/video janë vlerësuar edhe nga importet, duke u shtuar TVSH-ja dhe marzhi tregtar. Në kontrast, Anketa e Buxhetit të Familjeve 2024, ku familjet raportojnë shpenzimet e tyre, e nxjerr rekreacionin dhe kulturën vetëm 2.6%.Eurostat shpjegon se treguesi i konsumit individual aktual është më i gjerë se pagesat që familjet bëjnë drejtpërdrejt nga xhepi, pasi përfshin edhe shërbime individuale të financuara nga shteti, sidomos në fusha si shëndetësia dhe arsimi./ Monitor

Next Post

Tkurrja e fëmijëve në shifra të frikshme/ Rreth 6 mijë nxënës më pak në shkollat fillore vetëm brenda një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të sugjeruara

Përplasje para Parlamentit! Protestuesit shkulin gardhin metalik, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

4 months ago
Screenshot

U fsheh në frigorifer për t’i shpëtuar policisë, burg për dhunuesin e partneres

4 months ago

Lajmet trend

  • Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shqiptarët rrahën brutalisht një person jashtë lokalit, 3 vite e gjysmë burg për 22-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rama mbledh me urgjencë ministrat dhe drejtuesit socialistë në Vilën e Kuqe!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi javor i Paolo Fox – 26 tetor deri më 1 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na ndiqni

Category

  • Aktualitet
  • Botë-Rajon
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Horoskopi Mujor
  • Kryesoret
  • Kulturë
  • Lajmi i Fundit
  • Opinion
  • Politikë
  • Showbiz
  • Sport
  • Uncategorized

Rreth Atom News

Atom News është një portal modern informativ që sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria dhe bota. Misioni ynë është të informojmë lexuesit me shpejtësi, saktësi dhe besueshmëri në fusha si politikë, ekonomi, teknologji, sport, showbiz dhe aktualitet.


Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të thjeshtë dhe moderne për çdo lexues, duke sjellë përmbajtje të përditësuar në kohë reale dhe informacione që kanë rëndësi.

  • About
  • Contact

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • Kryesoret
  • Aktualitet
  • Showbiz
  • Sport
  • Kulturë

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.