Gazeta prestigjioze spanjolle El País i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës së pazakontë në Bashkinë e Tiranës, duke trajtuar me tone ironike përdorimin e inteligjencës artificiale nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.
Në qendër të shkrimit është videoja ku një avatar dixhital i Veliajt prezanton iniciativa për kryeqytetin, ndërkohë që ai vijon të mbajë formalisht detyrën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Artikulli trajton gjithashtu akuzat e SPAK ndaj Veliajt, për të cilat ai nuk është shpallur fajtor me vendim përfundimtar, si dhe kritikat e Jorida Tabakut, Azmer Duleviçit dhe Fatos Lubonjës.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e medias spanjolle për ndërthurjen e teknologjisë me një situatë të pazakontë politike dhe institucionale.
Lajmin e plotë e gjeni te linku në story dhe në bio.


















