Dy televizione të njohura franceze, CNews dhe Franceinfo, kanë transmetuar gabimisht pamje të protestave në Shqipëri, duke i paraqitur si pamje të demonstratave në Francë.
Gjatë transmetimit të CNews, komentatorët diskutonin për protestues të maskuar në Paris, ndërkohë që në ekran shfaqeshin protestues shqiptarë në Tiranë.
Gabimi u bë i dukshëm edhe nga flamujt shqiptarë dhe një pankartë në gjuhën shqipe.
CNews kërkoi falje rreth 20 minuta më vonë. Një gabim i ngjashëm ndodhi edhe në Franceinfo, ku pamjet e policisë shqiptare me autobote u paraqitën fillimisht si skena nga Lioni.
Edhe Franceinfo e korrigjoi informacionin dhe kërkoi falje


















