Një kryq me figurën e Krishtit ka mbetur në këmbë dhe pothuajse i paprekur pas zjarreve masive që shkatërruan zona të mëdha në Girondë, Francë. Pamjet nga Saumos tregojnë një peizazh të djegur plotësisht, me pemë të karbonizuara dhe tokë të nxirë, ndërsa kryqi prej druri qëndron ende mes rrënojave.
Zjarret, të ushqyera nga vala e të nxehtit dhe erërat e forta, kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë pyje dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë cilësuar pamjen si një moment simbolik shprese.


















