Një shëtitje e zakonshme për kërkimin e tartufëve është kthyer në një zbulim të pazakontë në Itali!
Në provincën e Teramos të Italisë një qen i quajtur Fulmine, ka zbuluar rastësisht 270 gramë kokainë të fshehur nën tokë, ndërsa ishte duke kërkuar tartufë me pronarin e tij.
Në vend të tartufëve të shumëkërkuar, qeni nxori tri pako të mbështjella me plastikë, brenda të cilave ndodhej lënda narkotike.
Pronari njoftoi menjëherë karabinierët, të cilët sekuestruan drogën. Sipas vlerësimeve, kokaina mund të arrinte në treg një vlerë prej 20 deri në 25 mijë eurosh.
Fulmine doli për të gjetur tartufë, por përfundoi duke zbuluar një sasi të konsiderueshme droge!

















