• About
  • Contact
Monday, October 26, 2026
  • Login
SUBSCRIBE
Atom News
No Result
View All Result
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
  • Kryesoret
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Botë-Rajon
  • Sport
  • Kulturë

    Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    Screenshot

    Zbulohet një helmetë ilire 2500-vjeçare në Kroaci, arkeologët: Një gjetje e jashtëzakonshme

    Çerçiz Topulli iu prezantohet turistëve të Muzeut të Gjirokastrës si palaço

    U hapën pas 2,500 vitesh… ajo që fshihej brenda sarkofagëve habiti arkeologët

    Bota i trembej Napoleonit, por përballë kësaj gruaje ai humbiste çdo fuqi

    Trending Tags

    • Sillicon Valley
    • Climate Change
    • Election Results
    • Flat Earth
    • Golden Globes
    • MotoGP 2017
    • Mr. Robot
  • Opinion
  • Showbiz

    Nga “ulu në gjunjë” te prangat, Jozefin Marku gjendet në banjën e shtëpisë së shokut

    Plani sekret i Pablo Escobarit për Michael Jackson, zbulohet çfarë donte t’i bënte “Mbretit të Pop-it”

    E tradhtuan rrëfimet e tij/ Zbardhet pas 30 vitesh vrasja e Tupac

    Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, aventura në sërf përfundon në ujë

    Nga fotot e Duas bebe te ylli botëror, Dukagjin Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës

    Disney gjunjëzohet para Johnny Depp: 249 milionë paund për rikthimin e Jack Sparrow

    Aktori që u bë i famshëm duke luajtur 16 herë personazhin me emrin “Hector”

    Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike, fokusohet te shëndeti pas kritikave për peshën

    “Kam diçka shumë të veçantë për ju”, Gjesti paralajmëron surprizën e radhës

  • Horoskopi
No Result
View All Result
Atom News
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga HoReCa drejt Adriatikut: çfarë tregoi monitorimi i 40 bizneseve për rrugëtimin e plastikës

July 26, 2026
in Aktualitet, Kryesoret, Lajmi i Fundit
0
0
SHARES
8
shikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nga një burim jetik në një nga lumenjtë më të ndotur në Evropë

Lumi Ishëm është një nga shembujt më të dukshëm të krizës së ndotjes plastike në Shqipëri. Dikur një burim i rëndësishëm për vaditje, peshkim dhe aktivitetet ekonomike të komuniteteve përreth, sot lumi përballet me një presion të jashtëzakonshëm nga mbetjet urbane, ujërat e patrajtuara dhe përdorimi masiv i plastikës njëpërdorimshe. Me një gjatësi prej rreth 79.2 kilometrash dhe një pellg ujëmbledhës prej rreth 673 km², lumi Ishëm përshkohet nga degët e tij Tirana, Tërkuza dhe Zeza. Për shkak të ndotjes së vazhdueshme nga zonat urbane si Tirana, Kamza dhe Fushë-Kruja, lumi konsiderohet ndër lumenjtë më problematikë në Evropë për transportin e mbetjeve plastike drejt detit Adriatik. Një projekt kërkimor i realizuar nga Universiteti BOKU i Vjenës (University of Natural Resources and Life Sciences, Vienna), në bashkëpunim me institucione shqiptare, ka analizuar transportin e makroplastikës në lumin Ishëm, duke synuar të kuptojë origjinën, lëvizjen dhe përfundimin e mbetjeve plastike që kalojnë përmes këtij sistemi ujor. Sipas të dhënave të referuara nga ky studim, rreth 733 mijë kilogramë mbetje të ngurta në vit transportohen përmes lumit Ishëm dhe përfundojnë në Detin Adriatik, duke e renditur lumin ndër sistemet ujore më problematike për ndotjen plastike në Evropë. Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se problemi nuk është vetëm sasia e madhe e mbetjeve, por edhe fakti që plastika e transportuar nga lumi përfundon në zona me rëndësi të veçantë ekologjike. Grykëderdhja e Ishmit ndodhet pranë zonave të mbrojtura si Rezervati Natyror i Menaxhuar Patok–Fushëkuqe–Ishëm, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për biodiversitetin detar.  Një tjetër aspekt i rëndësishëm i studimit është se pastrimi i brigjeve, edhe pse i domosdoshëm, nuk është një zgjidhje afatgjatë nëse nuk ndërpritet hyrja e plastikës në lumë që në burim. Kërkimi evidenton se aksionet periodike të pastrimit japin vetëm rezultate të përkohshme, pasi mbetjet rikthehen përsëri për shkak të hedhjeve të vazhdueshme dhe transportit të tyre gjatë reshjeve dhe rritjes së prurjeve ujore. Për këtë arsye, ekspertët kërkojnë një qasje të integruar që përfshin përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, reduktimin e plastikës njëpërdorimshe, ndërgjegjësimin e komuniteteve dhe përfshirjen e bizneseve në ndryshimin e praktikave të konsumit. 

Si përfundon plastika e Tiranës në det?

Tirana është një nga burimet kryesore të presionit mbi lumin Ishëm. Rritja e konsumit urban, mungesa e ndarjes së mbetjeve në burim dhe përdorimi i lartë i produkteve njëpërdorimshe krijojnë një zinxhir ndotjeje që nis në qytet dhe përfundon në det. Shishet plastike, gotat njëpërdorimshe, paketimet ushqimore, qeset dhe materialet e tjera të përdorimit të përditshëm transportohen nga rrjedhat urbane, veçanërisht nga lumi i Tiranës dhe Lana, drejt sistemit të Ishmit dhe më pas në Adriatik.

Sipas analizave të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e ekosistemeve detare, ndotja e ujërave bregdetare shqiptare lidhet kryesisht me mbetjet urbane dhe industriale, ujërat e patrajtuara dhe përdorimin e kimikateve në bujqësi. Kjo situatë tregon se pastrimi i lumenjve nuk mund të jetë vetëm një ndërhyrje pas ndotjes. Zgjidhja duhet të nisë në burim: reduktimi i plastikës, ndryshimi i praktikave të bizneseve dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve.

Ekspertët: Lufta kundër plastikës kërkon bashkim institucionesh, komunitetesh dhe ndryshim sjelljeje

Ndotja plastike e lumit Ishëm nuk është vetëm një problem mjedisor, por një sfidë që prek shëndetin publik, ekonominë lokale, biodiversitetin dhe cilësinë e jetës së komuniteteve që jetojnë pranë tij. Ekspertë, institucione akademike dhe aktorë të fushës në një nga tryezat e organizuara nga qendra POEC theksuan se përballja me këtë fenomen kërkon një qasje të përbashkët, ku secili aktor të mbajë përgjegjësinë e vet. Sipas Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, reduktimi i plastikës kërkon bashkëpunim të gjerë dhe angazhim të koordinuar mes të gjithë aktorëve. ‘Universiteti Bujqësor i Tiranës po zbaton projekte të rëndësishme me fokus reduktimin e plastikës, ku janë të përfshirë shumë aktorë. Është thelbësore të dimë se ku po punojmë secili prej nesh, të bashkohemi dhe të ecim në një linjë të përbashkët, në mënyrë që çdo angazhim të japë rezultate konkrete dhe të matshme’.

Përfaqësuesit institucionalë theksojnë se menaxhimi i mbetjeve nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e një institucioni të vetëm.Arian Jaupllari, Zv. Ministër në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nënvizon rëndësinë e një qasjeje të përbashkët: ‘Ne duhet patjetër të bashkojmë vullnetet tona dhe të punojmë aty ku duhet. Bashkë me aktorët e tjerë, jemi në këtë betejë për mjedisin. Si negociatorë dhe institucione, duhet të ndajmë përgjegjësitë mes nesh. Dëshiroj që projekti juaj të vazhdojë, ta ndiqni dhe të ecim së bashku në këtë zinxhir sensibilizimi dhe kontributi të përbashkët.’

Eksperienca në terren tregon se ndërhyrjet konkrete mund të sjellin rezultate, por ato duhet të shoqërohen me edukim dhe ndryshim të zakoneve të përditshme.

Prof. Ass. Dr. Jerina Kolitari, Përgjegjëse e Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, sjell në vëmendje punën e realizuar për mbledhjen e makroplastikave pranë Ishmit: ‘Në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit kemi realizuar mbledhjen e makroplastikave pranë Ishmit dhe kemi zhvilluar aksione pastrimi. Që nga viti 2020, janë mbledhur dhe ricikluar rreth 18,000 kg shishe plastike nga brigjet e lumit Ishëm dhe janë aktivizuar mbi 10,000 vullnetarë. Aktualisht janë të përfshira rreth 200 kompani riciklimi, të cilat mbështesin edhe shkollat me mjete konkrete. Nëse arrijmë të përfshijmë shkollat dhe familjet, kjo betejë është e fituar.’ Sipas saj, ndryshimi afatgjatë nuk mund të arrihet vetëm përmes pastrimeve periodike, por përmes edukimit të brezave të rinj dhe përfshirjes së komunitetit.

Plastikë nuk do të thotë vetëm ndotje mjedisore, por edhe rrezik për shëndetin

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ndotja plastike ka ndikime përtej ekosistemeve natyrore.

Zaide Sulejmani, mikrobiologe, thekson lidhjen mes ndotjes plastike dhe shëndetit publik: ‘Jam e kënaqur që po ndërmerren nisma serioze kundër ndotjes nga plastika, e cila ndikon drejtpërdrejt në mikrobiomën e tokës, ajrit dhe ujit, por edhe në shëndetin e njeriut. Mikroorganizmat patogjenë të lidhur me ndotjen plastike mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme, përfshirë ato të traktit gastrointestinal. Për akreditimin e spitaleve, një nga pikat kyçe është menaxhimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore, ku nevojitet monitorim i rreptë deri në fund të zinxhirit.’

HoReCa, pika ku nis një pjesë e madhe e rrugëtimit të plastikës drejt Ishmit dhe Adriatikut

Çdo ditë, në mijëra tavolina kafenesh, restorantesh dhe hotelesh në Tiranë, përdoren produkte plastike që kanë një jetëgjatësi vetëm disa minuta. Një gotë plastike për kafenë, një shishe uji, një pipë, një kuti për ushqimin ‘take away’ apo një palë takëme njëpërdorimshme mund të shërbejnë vetëm për një moment, por pas hedhjes ato mund të mbeten në natyrë për dekada apo edhe shekuj.

Pasojat e këtij konsumi të përditshëm nuk mbeten vetëm në koshat e mbetjeve. Një pjesë e plastikës që nuk menaxhohet siç duhet përfundon në rrjedhat ujore urbane dhe prej andej udhëton drejt lumenjve, duke e kthyer sistemin ujor në një korridor transporti të mbetjeve drejt detit. Studime ndërkombëtare kanë treguar se lumenjtë janë ndër rrugët kryesore përmes të cilave plastika e krijuar në zonat urbane dhe tokësore përfundon në ekosistemet detare. Në rastin e lumit Ishëm, ky zinxhir ndotjeje lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e përditshëm urban të Tiranës dhe zonave përreth. Kryeqyteti është një nga qendrat më të mëdha të konsumit në vend, ku përqendrimi i lartë i bizneseve të shërbimit, kafene, restorante, bare dhe hotele, sjell edhe një përdorim të konsiderueshëm të produkteve plastike njëpërdorimshe.

Sektori HoReCa është një nga pikat ku ndërhyrja mund të sjellë ndryshimin më të shpejtë. Ndryshe nga shumë burime të tjera ndotjeje, këtu ekzistojnë alternativa konkrete: zëvendësimi i gotave plastike me produkte të ripërdorshme, reduktimi i shisheve plastike, përdorimi i ambalazheve më të qëndrueshme dhe ndryshimi i praktikave të përditshme të stafit dhe konsumatorëve.

Pikërisht te kjo pikë është fokusuar projekti ‘E Ardhme pa Plastikë: Gratë Transformojnë HoReCa në Tiranë’, pjesë e skemës së nëngranteve të projektit “RiverClean – Civil Society Support for Plastic Reduction in Vjosa and Ishëm River Basins through the HAPI Index”, zbatuar nga Milieukontakt Albania dhe ETMI Albania, me financim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Projekti zbatohet nga Qendra POEC dhe synon të zhvendosë fokusin nga pastrimi i pasojave drejt parandalimit të ndotjes në burim. Përmes metodologjisë HAPI Index, projekti po analizon mënyrën se si bizneset përdorin plastikën, cilat janë produktet që gjenerojnë më shumë mbetje dhe cilat ndryshime praktike mund të aplikohen për të ulur këtë varësi. Në këtë proces janë përfshirë 40 biznese të sektorit HoReCa në Tiranë – kafene, restorante, bare dhe hotele – me synimin për të krijuar një model të zbatueshëm edhe në zona të tjera. 

Çfarë tregoi monitorimi në terren i 40 bizneseve në Tiranë?

Për të kuptuar se ku nis një pjesë e ndotjes plastike që përfundon në lumin Ishëm, nuk mjafton të shohim brigjet e ndotura apo mbetjet e grumbulluara pas përmbytjeve. Gjurmimi i problemit duhet të nisë aty ku krijohet: në aktivitetet e përditshme të konsumit.

Në kuadër të projektit ‘E Ardhme pa Plastikë: Gratë Transformojnë HoReCa në Tiranë’, pjesë e iniciativës RiverClean, POEC realizoi një auditim fillestar në 40 biznese të sektorit HoReCa në Tiranë, duke analizuar përdorimin e produkteve njëpërdorimshe, llojet e materialeve të përdorura dhe mundësitë konkrete për reduktimin e plastikës. 

Nga 40 subjektet e përfshira në auditim, pjesa më e madhe i përket sektorit të kafeneve.

Gjetja kryesore: Shishja plastike e ujit është produkti dominues

Një nga gjetjet më të rëndësishme është se shishja plastike e ujit mbetet një nga produktet më të përhapura në sektorin HoReCa, me 35 nga 40 bizneset e audituara që raportojnë përdorimin e saj.

Këto të dhëna tregojnë se presioni plastik në sektorin HoReCa nuk vjen nga një produkt i vetëm, por nga një model i tërë konsumi të përditshëm, ku produktet me jetëgjatësi shumë të shkurtër përdorimi krijojnë një volum të konsiderueshëm mbetjesh. Dominimi i shisheve plastike, pijeve të ambalazhuara dhe materialeve të shërbimit njëpërdorimësh tregon se ndërhyrjet më efektive nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshime të mëdha infrastrukturore, por fillojnë nga transformimi i praktikave të zakonshme të biznesit.

Në rastin e lumit Ishëm, kjo është një pikë kyçe, pasi një pjesë e plastikës që krijohet në zonat urbane mund të hyjë në rrjedhat e mbetjeve dhe ujërave sipërfaqësore, duke u transportuar më tej drejt ekosistemeve ujore dhe Adriatikut. Për këtë arsye, reduktimi i produkteve plastike njëpërdorimshe në pikat ku ato konsumohen çdo ditë si kafene, restorante dhe bare përfaqëson një nga mundësitë më të drejtpërdrejta për të ndërprerë zinxhirin e ndotjes që përfundon në lumenj.

Auditimi i 40 bizneseve tregon se sektori HoReCa nuk duhet parë vetëm si një burim i mbetjeve plastike, por edhe si një partner potencial në zgjidhje. Kalimi gradual drejt ujit të filtruar, produkteve të ripërdorshme, alternativave të qëndrueshme të paketimit dhe reduktimit të materialeve të panevojshme mund të sjellë rezultate konkrete në uljen e sasisë së plastikës që hyn në sistemin e mbetjeve.

 

Next Post

Zhduket shqiptari në Berlin, familja kërkon ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të sugjeruara

Çfarë fshihte poshtë parukes 40-vjeçari? Policia e ndalon para se të hipte në avion

2 days ago

ALARM NË RUSI/ Vdes laborantja 28-vjeçare, dyshohet për murtajën që transmetohet nga njeriu te njeriu

3 weeks ago

Lajmet trend

  • Karikatura për Shqipërinë ndez polemika në Greqi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tempulli 2,400-vjeçar në Shqipëri nxjerr në dritë monedha të rralla

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shqiptarët rrahën brutalisht një person jashtë lokalit, 3 vite e gjysmë burg për 22-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rama mbledh me urgjencë ministrat dhe drejtuesit socialistë në Vilën e Kuqe!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi javor i Paolo Fox – 26 tetor deri më 1 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na ndiqni

Category

  • Aktualitet
  • Botë-Rajon
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Horoskopi Mujor
  • Kryesoret
  • Kulturë
  • Lajmi i Fundit
  • Opinion
  • Politikë
  • Showbiz
  • Sport
  • Uncategorized

Rreth Atom News

Atom News është një portal modern informativ që sjell lajmet më të fundit nga Shqipëria dhe bota. Misioni ynë është të informojmë lexuesit me shpejtësi, saktësi dhe besueshmëri në fusha si politikë, ekonomi, teknologji, sport, showbiz dhe aktualitet.


Ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë të thjeshtë dhe moderne për çdo lexues, duke sjellë përmbajtje të përditësuar në kohë reale dhe informacione që kanë rëndësi.

  • About
  • Contact

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • Kryesoret
  • Aktualitet
  • Showbiz
  • Sport
  • Kulturë

© 2026 Atom news - Kur lajmi ka fuqi.

Loading Comments...